Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni është rrëzuar nga lartësia teksa po punonte për instalimin e një linje interneti në rrugën “Shote Galica”, në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. Shtetasi I. D., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një shtyllë gjatë kohës që ishte duke punuar.
Punonjësi është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në rënien e tij.
