Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar vetëvrasjen në banesën e tij në Qytetin Studenti, Tiranë, këtë të martë.
Shtetasi Henri Haxhiaj., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armën e shërbimit dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia e Tiranës ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave që çuan në këtë akt. Aktualisht, gjendja shëndetësore e tij mbetet e paqartë, dhe nuk dihen ende arsyet që e shtynë të ndërmarrë një veprim kaq ekstrem.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në vazhdim.
“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-thuhet në reagimin e policisë së Tiranës.