Tiranë 


Një i mitur është larguar nga banesa për të shkuar te shtëpia e shokut, ndërkohë që nuk ka njoftuar prindërit për vendndodhjen e tij. Julian Ç., 10-vjeçari me banim në Tiranë, kishte ndërprerë kontakte me familjarët që prej së premtes. Të ndodhur në kushte të tilla, prindërit e vogëlushit e denoncojnë rastin në polici. Babai i fëmijës, punonjës në Shërbimin Informativ Kombëtar, ka deklaruar se zhdukja e tij ishte e mistershme, pasi i biri nuk i kishte sjellë ndonjëherë shqetësime të tilla. Menjëherë pas kësaj uniformat blu kanë nisur kërkimet dhe gjetja e tij është bërë mbrëmjen e së shtunës, duke ua dorëzuar prindërve.