Nuk ka ndodhur kurrë që i akuzuari të vihet në dispozicion të akuzuesit dhe akuzuesi të refuzojë ballafaqimin.


Partia Demokratike u zhvendos sot në landfillin e Sharrës, për të denoncuar “malet me inertë”, por kur kompania i hapi dyert e landfillit për të gjetur dhe filmuar se ku janë inertet, PD refuzoi të futet dhe vendosi të qëndrojë prapa gardhit.


Sikur të mos mjaftonte oferta e kompanisë, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, refuzuan edhe ofertën e punëtorëve të landfillit.


“Hajdeni shikojeni brenda, hajdeni shikojeni njëherë, nuk i keni parë gjërat, prandaj bëni kështu”, u drejtohen punëtorët “zyrtarëve” të PD-së, të cilët ishin dërguar aty nga shefi i tyre për të lexuar një deklaratë.



Dhjetëra punëtorë kanë dalë para hyrjes së landfillit dhe i kanë kërkuar Ina Zhupës që të shohë nga afër realitetin e landfillit, para se ngrejnë akuza të pabaza.


Hajde shif brenda investimin, mos gënjeni publikun,” dëgjohet të thonë ata.



Por shqetësimi i Ina Zhupës dhe Belind Këlliçit nuk është “e vërteta” dhe as investimi modern që i riktheu Sharrën nga një mal inertesh, në një zonë ekologjike dhe të gjelbëruar.


Shqetësimi i tyre është të çojnë deri në fund porosinë e kryetarit, i cili është zënë gafil me dokumente, ku sipas një projekti të hartuar nga vetë ai kur ishte kryebashkiak, mbetjet do të trajtoheshin për 37 euro/ton, 30% më shtrenjtë se sot.




©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.