Edhe pse 81 vjeç, duket se Sali Berisha nuk ka ndërmend të largohet nga politika. Këtë e ka konfirmuar vetë ai, me një deklaratë të bërë ditën e sotme.

Berisha u pyet nëse do të kandidojë sërish për të qenë kryetar i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri tha se kjo nuk është një pyetje, por diçka e sigurt. Kryedemokrati theksoi se do të jetë anëtarësia e PD-së që do të bëjë interpretimin përfundimtar dhe se gara mes kandidatëve do të jetë e hapur.

“Do jetë anëtarësia e PD ajo që do i bëjë interpretimin përfundimtar kur do të ketë garë për kreun e PD, por do jetë e hapur ama. Sigurisht që do jem kanddiat, pyetje është kjo.”- tha Berisha.