
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel teksa fliste për partitë kundërshtare, LSI dhe PD.
Rama e quajti PD një parti të degjeneruar ndërsa LSI-në një trung familjar që ka vetëm dy persona Metën dhe Kryemadhin.
Në debatin me gazetarin Arjon Sulo, Rama shkëmbeu disa batuta.
“O Arjon kur të kam njohur ty ke qenë me kokën plot me flokë, ndërsa unë kam pasur pak. Fundja qerosë lindim të gjithë, ama ti je përmirësuar.
Ndërsa PD është kthim prapa, është parti e degjeneruar. LSI është Ilir Meta, Ilir Meta, Ilir Meta, pastaj janë disa 96 vende bosh, pastaj është Monika Kryemadhi, askush tjetër nuk vjen pas. LSI është një sistem, një trung familjar, nuk ka gjë tjetër aty, aty ka gjethe,” tha Rama..