Që prej ditës së djeshme, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA ndodhet në Shqipëri.

Korrespodenti i Trop Channel, Mikel Marsi, bën me dije se Ivanka Trump ka lënë hotelin dhe është larguar drejt Zvërnecit.

Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsuman një kafe në zonën e ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum.

Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes.