Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi pas mbledhjes së kësaj të marte se do t’i rikthehen jetës parlamentare për diskutimin e Projekt Buxhetit të vitit 2025.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një prononcim për gazetarët, u shpreh se kërkohet angazhimi i deputetëve të PD-së.
“Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar kërkon angazhimin e deputetëve të opozitës. Për të shndërruar nga borxhi i oligarkëve në buxhetin e qytetarëve. Këtë rol mund ta luajnë vetëm deputetët e opozitës.
“Sepse deputetët e mazhorëncës siç e kanë shfaqur këto 12 vite janë si kartonë për t’i shërbyer interesit të Edi Ramës pa pasur në vëmendje fermerët, pensionistët, bizneset“, u shpreh Bardhi.
Gjithashtu ai shtoi se Kuvendi duhet t’i kthehet normalitetit dhe të mbrojë interesat ka populli. “Rama nuk e do opozitën në Kuvend, ikja nga aty do të thote ikjë nga përballja. Ne nuk kemi ikur thjesht jemi penguar të futemi.” tha Bardhi