Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se “ka vënë kryedemokratin Sali Berisha për ta sulmuar”.

Basha e quan Ramën frikacak dhe e fton në përballje, pa përfshirjen e Berishës.

“O Rame, ça frikacaku je mo burrë. Ke vënë doktorin me më sulmu m’u. Ah ça je. U mërzit doktori që i sulmova partnerin. Dil vetë në fushë o burrë, doktori 81 vjeç. Dil vetë në fushë. Thuji doktorit, merrem vetë me Bashën, siç jeni marë më parë të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë o Rame. Po s’ka derman o Rame se 7 herë 7 bëjnë 313 o Rame”, tha Basha.

Kryeministri Edi Rama, në videon e radhës të postuar si përgjigje për drejtuesin e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Bashën, citon disa nga vargjet e reperit Unikkatil.