Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Bëhet me dije se një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Pas kësaj ai është transportuar menjëherë për në ambientet e spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

I plagosuri është një shtetas kosovar, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Bëhet me dije se i plagosuri nuk ka pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor dhe nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat apo autorin e dyshuar.