Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në fshatin “Mashkullorë”, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin A. Ç., banues në fshatin Mashkullorë, pasi dyshohet se për motive pronësie dhe motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin P. Ç., 61 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Ç., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit, kallashnikov, 2 kallëpe tritoli, 2 granata dore dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
