Është vetëdorëzuar në polici Pjerin Bitani, personi që plagosi ditën e sotme në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, Vladimir Bruçin para shtëpisë së tij. Policia e Shkodrën bën me dije se 70-vjeçari u arrestua për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njofitmi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, pamundësisë për t’u larguar dhe për të qëndruar i fshehur, si dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve të autorit të dyshuar dhe Policisë, shtetasi P. B. u vetëdorëzua te strukturat e Policisë, në lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 70-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B., 70 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin V. B., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, sqarojnë blutë e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.