Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Himarë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Bunec, ku pas njoftimit për të shtënat, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit F. L.
Gjatë kontrollit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, së bashku me municion luftarak.
Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër pas një konflikti me një person tjetër.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 53-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri, në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
