Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një edukatore në një nga kopshtet e kryeqytetit.

Dyshohet se 28-vjeçarja ka qëlluar me shuplakë një fëmijë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. D., 28 vjeçe, edukatore, pasi në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.