Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa persona në bulevardin “Elez Isufi”, mbrëmjen e 24 korrikut. Në pranga u vu F. I., banues në Pollozhan, ndërsa u procedua në gjendje të lirë edhe një 19-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Sipas Policisë, ngjarja kishte si objekt kanosjen e gjashtë shtetasve, ndërsa për tetë persona të tjerë nisi procedimi penal për “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi i Policisë:

Dibër Qëlloi në ajër me armë zjarri për të kanosur disa shtetas, vihet në pranga 38-vjeçari. Nis procedimi penal për 8 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi, si dhe për një 44-vjeçar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 24.07.2026, në bulevardin “Elez Isufi”, arrestuan në flagrancë shtetasin: F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan, Dibër. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi F. I., në bashkëpunim me shtetasin K. I., ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur shtetasit M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan. Për këta shtetas, si dhe për shtetasit K. C., 70 vjeç dhe R. C., 42 vjeç, banues në Pollozhan, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi, megjithëse kanë pasur dijeni për ngjarjen, nuk e kanë kallëzuar atë pranë organeve të Policisë. Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Pollozhan, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme