Një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” është pezulluar nga detyra, pasi u publikua një video ku shfaqet duke goditur me grusht një protestues të prangosur gjatë tubimit të sotëm në Tiranë.
Ngjarja është filmuar në Rrugën e Durrësit, ndërsa pamjet janë publikuar në rrjetet sociale. Pas publikimit të videos, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar menjëherë pezullimin e efektivit
