Dy adoleshentë qëllojnë në ajër, me armë zjarri, arrestohet në flagrancë njëri prej tyre, i cili posedonte pa leje armën e zjarrit, si edhe procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij. Burimet bëjnë me dije se Komisariati i Policisë së Pogradecit ka vënë në pranga të miturin E.Xh, 16 vjeç, dhe procedoi në gjendje të lirë ndaj shtetasit D.Y,15 vjeç, banues në Gështenjas.
Arrestimi i 16-vjeçarit, si edhe procedimi penal ndaj shokut të tij, filloi pasi, dyshohet se këta shtetas, dje rreth orës 20:00, në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta, kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, në pyllin e fshatit. Vlerësimi i situatës dhe ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre. Në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, gëzhoja.
Si rezultat i veprimeve të mëtejshme hetimore të kryera, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.XH., iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmë automatike model 63, të cilën ky shtetas e posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe e municionit, kryer në bashkëpunim”.
4 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)