Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku një qytetar është keqtrajtuar e ofenduar gjatë arrestimit nga Policia.

Në pamjet e siguruar shihet një zyrtar policor teksa e arreston qytetarin, ndërsa bashkë me të është edhe një grua, e cila s’dihet nëse është police. Të dy shihen duke e goditur të riun, njëri në trup e tjetri në kokë dhe i drejtohen me fjalët “Qen”, “I poshtër, marre duhet me të ardhë”.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk dihen, përfshirë edhe arsyen e arrestimit të qytetarit, për rastin ende s’është deklaruar Inspektorati Policor i Kosovës.