Ndryshe nga liderët e tjerë evropianë, presidenti turk Recep Tajip Erdogan e vendosi theksin tek lufta në Gaza. Ai theksoi se qëndrimi agresiv i Netanjahut rrezikon rajonin tonë, ndërsa tha se Evropa duhet t’i thotë ndal kësaj.
“Unë jam takuar me Trump, Zelenskyn, Melonin. Pas takimit me Zelenskyn, u vendos të nisnin bisedimet teknike, kjo mundësi nuk duhet humbur. Rusia, Ukraina po zhvillojnë bisedime në Stamboll. Në këtë fazë, mbështetemi tek të gjithë partnerët tanë, ti mbajmë hapur kanalet e dialogut. Turqia do të bëjë pjesën e saj në këtë proces. Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare.
Duhet t’i themi ndal kësaj, qëndrimi agresiv i Netanjahut rrezikon rajonin tonë. Ne presim që Evropa të shfaqë aspiratën e duhur për armëpushimin në Gaza. Më shumë se 2 mln njerëz po vuajnë uri në Gazë dhe komuniteti ndërkombëtar s’po merr asnjë veprim, për dinjitetin njerëzor jo vetëm armëpushimin. Objektivi duhet të jetë marrëveshja mes dy shteteve për të patur një armëpushim të qëndrueshëm.”- tha Erdogan.




