Një 35-vjeçare nga Kosova dhe 3 fëmijët e saj të mitur kanë përfunduar në spital, pasi kanë qëndruar në një pishinë në Kavajë.
Sipas policisë, 35-vjeçarja dhe fëmijët kanë qëndruar shumë gjatë në një pishinë të brendshme, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndikuar në përkeqësimin e tyre. Pas vizitës në spital, të katërt janë larguar në banesat e tyre pasi gjendja e tyre është përmirësuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.