Një lajm aspak i mirë vjen nga fshati Sopik, pasi atdhetari Odise Gremo është sulmuar sërish. Ai ka gjetur qenin e tij të qëlluar me dy plumba me çifte, dhe gjithë këtë e lidh me daljen e tij në dokumentarin “Gjurmë Shqiptare” me Marin Memën.

Gremo ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku rrëfe se sulmohet vazhdimisht vetëm për shkak të aktivitetit të tij atdhetar.

Odise u shpreh se sot është dita e pestë që ka bërë kallëzim për personin që i ka plagosur qenin, e deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Sot është dita e pestë që kam bërë një kallëzim te policia, e deri tani nuk është marrë asnjë masë.

“Policia është i lidhur me këtë person. Unë kisha dalë në pazar me qenin si gjithmonë, në një moment u largua nga unë. Kur shikoj nga pas nuk e gjej atë, e kur dëgjoj krisma. E shikoj qenin që ulërinte dhe rrinte shtrirë në tokë. Personi qëndronte me çifte në duar, më tha se nuk e kishte bërë ai, kishte qëlluar qen tjetër. Ai nuk e pranon se e ka qëlluar qenin tim”, tha Gramo.

Ai tregoi se e ka kallëzuar edhe herë tjetër këtë person, pasi ka bërë lidhje të paligjshme te çezma e ujit.

“Më ka kërcënuar duke më thënë “qepe gojën se do të vras”, kur e kallëzova për lidhjen e paligjshme të çezmës. Ai po na merr ujë, vjen vera dhe ne nuk kemi ujë”, tha Gremo.

I pyetur nëse ka patur ngjarje të tjera të pakëndshme që i kanë ndodhur pasi ka dalë në televizion, Odise thotë se po. Ai u shpreh se një ish-shef i krimeve i ka kërkuar ish-bashkëshortes së tij që të shkonte të bënte kallëzim ndaj tij, se gjasmë e ka dhunuar.

“Kanë ndërhyrë edhe në çështje familjare. Me ish-bashkëshorten time. Ish-shefi i policë i thotë të bëj kallëzim që e kam rrahur dhe ajo bëri ashtu. Gruaja mori urdhër-mbrojtje. Ishte i gjithë një skenar. Ma ka thënë ish-shefi i krimeve, se e kanë hequr tani”, rrëfeu Gremo.