I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, Ervis Iljazaj komentoi kabinetin qeveritar Rama 4.
Iljazaj tha se priste një qeveri më surprizuese me emra më të guximshëm. Sipas tij të gjithë ministrat e shpallur sot nga Rama janë persona të besueshëm të tij, nëse jo deputetë vijnë nga administrata. I vetmi ministër teknik sipas Iljazajt është ministja e Shëndetësisë, Evis Sala.
“Prisja një qeveri me suprizuese nga ana e emrave. Sepse shoh emra qe janë bashkëpunëtorë të Ramës. E shoh si qeveri politike, ashtu siç duhet te jetë. Nuk e shoh si një qeveri inovatore apo të guximshme. Emra të sigurt, prisja diçka tjetër nga Rama sepse kishim pritshmëri të madhe.
Është qeveri normale siç duhet të jetë për një shtet të vogël si Shqipëria, me një buxhet të vogël, pra nuk është se po cakton personat që do të kontrollojnë bursat e gjithë botës, si administrata Trump. Jam pak i zhgënjyer le të themi me pritshmëritë që kisha. Ministra teknik mendoj që nuk ka përveç ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, që është realisht e arritur në fushën e saj dhe nuk është pjesë e administratës siç janë shumica e ministrave të tjerë”, tha Iljazaj.
Top Channel