“Qeveria e Ramës ka dalë jashtë kontrollit, është urgjente që shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë. Shqiptarët sot kërkojnë respekt. Është përgjegjësi historike për ta mbyllur këtë kapitull dhe se koha për një Shqipëri demokratike ka ardhur. Nuk ka shqiptar që nuk e di që qeveria është e korruptuar. Ndryshimi vjen edhe duke ndërtuar ne, edhe marrë ne përgjegjësitë tona, PD po kalon një krizë, nuk ka kuptim ta mohojë.

Demokratët janë të lodhur. Ata kërkojnë më shumë hapje, më shumë respekt. Dhe ky është sinjal që PD duhet të ripërtërihet dhe të bëhet shtëpia politike e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm  e demokratëve. Pa një PD të fortë e të besueshme Shqipëria nuk ndryshim. E mbyll këtë fjalë duke ju folur jo si politikan, por si një prej jush.

Sonte ajo që po ndodh këtu në Korçë ka rëndësi për shkak të pranisë së jashtëzakonshme brenda dhe jashtë kësaj salle. Sepse është një mesazh i qartë për të gjithë ata që mendojnë se demokratët janë dorëzuar. Takimi i sotëm është mesazh për sistem ekonomik të errët që ka një qeveri që e ka kapur për fyti politikë. Sot kemi një sistem që e ka humbur lidhjen me realitetin. Por falë punës së SPAK qeveria po i humb pjesë e saj një e nga një. Drejtësia ngre vetëm akuza, politika propozon dhe jep zgjidhje dhe ne duhet të japim zgjidhje. Zgjidhjet kalojnë ose nëpërmjet shesheve ose nëpërmjet kutisë së votimit. Ndaj e sotmja është një mesazh për ne për PD, se njerëzi presin më shumë”, tha ai