Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria e tij nuk do të largohet nga pushteti, “pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë vendin anëtare të saj”.
Kryeministri theksoi se afrimiteti i vendit me Unionin është garanci për të gjithë, si mbështetës ashtu edhe kundërshtarë të qeverisë.
“Ndihuni mirë që të gjithë, qofshi mbështetës, qofshi kundërshtarët, sepse kjo qeveri ka bërë detyrat si për mbështetësit, si për kundërshtarët. Mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive. Kjo e jona nuk shkon pa sjellë BE-në në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë pjesë të BE-së. Më tutje do të shohim e bëjmë sipas asaj që do të vendosë populli. Raporti ka edhe arritjet, edhe problemet në të gjitha fushat. U thotë shqiptarëve se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur dhe se çfarë duhet të bëjmë më mirë për të arritur objektivin.
Ata që nuk e duan këtë qeveri duhet të ndihen shumë mirë, sa më pranë BE të jemi aq më shumë kujdes do të kenë. Ndihuni mirë të gjithë, qoftë mbështetës e kundërshtarë të kësaj qeverie pasi i ka bërë detyrat.
Afrimiteti me BE është garanci për të gjithë, mbështetës e kundërshtarë të qeverisë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive që shkojnë e vijnë, kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE”-, tha Rama.


