Kryeministri Edi Rama deklaroi sot dy medaljonet e para me rastin e 100-vjetorit për Urdhrin e Skënderbeut, për familjet e dy personaliteteve të ndjera: Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku, dy ish-zyrtarë të lartë të shtetit të ndarë nga jeta kohët e fundit.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë, i ftuar nderi në këtë ceremoni, u shpreh: “Ashtu siç ka thënë një i mençur, shpërblimi më i madh është virtyt. Krijimi i kancelarisë së urdhrit të medaljeve ishte hapi i parë për të ndaluar denigrimin e mëtejshëm dhe për të hapur rrugën e Evropës. Do të jetë arkiv i gjallë i kontributeve që e bëjnë Shqipërinë më të mirë dhe vatër frymëzuese për të ardhmen dhe brezat e rinj. Me këtë rast, me propozim të Kancelarisë, do dorëzojmë 2 medaljet e para për 2 nga shërbëtorët më të fortë të kësaj rruge, Filip Rrumbullakut dhe Artan Lame. Sonte Republika iu shpreh familjeve të tyre vlerësimet për të ndjerët dhe mbështetjen”.

Më tej kryeministri nënvizoi se po ringrinin nga hiri edhe njëherë dhe po e rilindnin Urdhrin e Skënderbeut, me një mesazh Evropian.

“Po risjellim përsëri në jetë një mesazh 100 vjeçar. Mesazh që e mbart i gjithë sistemi i urdhrave Evropiane. Respekti fitohet me kontribut dhe përgjegjësi ndaj tij. Për këto arsye, Shqipëria i bashkohet sot atij sistemi evropian, pas endjes në rrugën e banalitetit dhe shtigjet pa udhë e Urdhri i Skënderbeut rilind sot më 2025, me hirin europian të një amaneti të kthyer në vend. Po e mbyll siç ma ka shënuar Kancelari, Rroftë Urdhri i Skënderbeut, rroftë Republika e Shqipërisë”, përfundoi kryeministri.