Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve në vend.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave janë liruar dhe emëruar në detyrë edhe disa zv.ministra, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë më poshtë janë ndryshimet e plota që kanë ndodhur në strukturën e këtyre institucioneve.

Njoftimi:

Gjithashtu në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve:

Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;

Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;

Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;

Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.