Për herë të parë nga podkasti “Flasim”, kryeministri Edi Rama zbuloi planet e qeverisë për ndërtimin e një partneriteti mes institucioneve shtetërore dhe komuniteteve lokale në zonat turistike, me synim mbrojtjen e natyrës dhe territorit.
“Qeveria synon të zhvillojë projekte pilot me komunitetet që merren me turizëm, të cilat do të organizohen në shoqata dhe do të marrin përsipër angazhime konkrete për ruajtjen e mjedisit. Këto struktura mund të kontribuojnë në sinjalizimin e problematikave në terren, pastrimin e mbetjeve, parandalimin e ndërtimeve pa leje, evidentimin e prerjeve të paligjshme dhe marrjen e masave për reduktimin e rrezikut nga zjarret”.
Duke e quajtur Lumin e Shalës një brand, kryeministri u shpreh se pasuria natyrore është një pjesë thelbësore e ofertës turistike dhe se dëmtimi i saj mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe te aktivitetet ekonomike të komuniteteve.
“Duhet mbrojtur në të gjitha aspektet, nga ruajtja e natyrës dhe higjiena, deri te mënyra e ndërtimeve dhe mirëmbajtja e pyjeve”.
Kreu qeverisë kërkoi që në territoret turistike duhet të krijohet një përgjegjësi e përbashkët mes shtetit, komuniteteve dhe operatorëve lokalë për të ruajtur burimet natyrore.
Top Channel
