Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur shkarkimin nga detyra të prefektëve të Fierit, Arben Çuko dhe të Vlorës, Plator Nesturi.
Menjëherë pas shkarkimit të këtyre dy të fundit janë emëruar prefektët e rinj. Në qarkun e Vlorës është emëruar Evis Allushi, ndërsa në Fier Anduel Xhindi.
Gjithashtu janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.
-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.