Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me ngjarjen e një ditë më parë, ku u vendos një sasi eksplozivi në një lokal në zonën e Kamzës. Bëhet me dije se lokali ishte marrë me qira nga dy kunetër, Klodjan Murati dhe Benard Elezi, por lokali ishte në pronësi të Saimir Sinës, i cili jeton në Itali.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona, Jeton Lami ish polic i operacinales që shoqëroi Ervis Martinajn para se të zhdulej, Florin Domi dhe Flogert Mezhika. Ndërsa në kërkim është Ervis Lami. Autorët dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të nijetit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.
Pra tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish-oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.
