Pasi i bëri qokën e radhës Ilir Metes, Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka zbuluar deputet demokratë që kryetari i Partisë Demokratike i ka “huazuar” Fatmir Mediut për të krijuar grupin e tij parlamentar.
Grupi i tretë kuvendor opozitar:
- Fatmir Mediu, PR
- Vangjel Dule, PBDNJ
- Greta Bardeli PD
- Denisa Vata PD
- Zija Ismaili PD
- Artan Luku, Agraret
- Fidel Kreka PD
Mesila Doda e PDIU-së ka zgjedhur të mos jetë pjesë e grupit, në përbërje të së cilit është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Top Channel ishte i pari që zbuloi se opozita do përfaqësohej në legjislaturën e re me tre grupe kuvendore, ndërsa aleatët, të cilët siguruan një ulëse në Kuvend për shkak se u vendosën në listën e sigurt të PD, tashmë do përfitojnë dhe benefitet që i jep të pasurit e një grupi parlamentar, nga përfitimet financiare, tek minutazhi që gëzon opozita në Parlament apo dhe pjesëmarrja në delegacionet jashtë vendit, raporton Top Channel.