Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO” pasi është gjetur praninë e baktereve që mund të rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve. Pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, AKU ka bllokuar të gjithë sasinë e produktit në gjendje, si dhe atë që është kthyer nga tregu për asgjësim ose kthim në vendin e origjinës.
Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet kanë kërkuar që konsumatorët të mos e përdorin produktin dhe t’i drejtohen pikave të shitjes për kthimin ose asgjësimin e tij, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik. AKU po vijon hetimet për të identifikuar shkakun e ndotjes dhe ka kërkuar bashkëpunimin e tregtarëve për të shmangur shpërndarjen e produkteve të kontaminuara.
Njoftimi:
Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije:
Të dhëna përkatëse të produktit
NAN 1 OPTIPRO 800 g,
L 51230346AE, 30/05/2027
AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.
Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.
