Teksa në kryeqytet po zhvillohet protesta e 12 e qytetarëve kundër projektit të zhvillimit në Zvërnec, por edhe gjendjes ekonomike dhe sociale të vendit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë në rrjetet sociale.
Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale, të realizuar me Inteligjencë Artificiale, ku shfaqet një pankartë nga protesta në të cilën shkruhet “Rama: Të raftë zilja në pikë t’zhegut”. Fotoja mban nënshkrim një figurë me të qeshura dhe një zemër të kuqe.
Kujtojmë se Edi Rama, pavarësisht protestave që po zhvillohen, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga investimi në Zvërnec, pasi sipas kryeministrit, ndërtimi i resortit do të krijojë mundësi të shumta ekonomike për vendin dhe për turizmin në Shqipëri.
