Dhuna e përdorur gjatë protestës së sotme ka eskaluar, duke rënduar gjendjen shëndetësore e protestuesve të pranishëm në tubim. Mësohet se, njëri prej protestuesve ka humbur ndjenjat nga gazi lotsjellës që është hedhur në drejtim të protestuesve nga efektivët e policisë.
Protestuesit e tjerë të pranishëm janë shprehur se ambulanca është vonuar për të arritur në vendngjarje, duke rritur tensionin dhe indinjatën mes turmës ndaj institucioneve.
