Një incident është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar përpara Kuvendit, ku një prej pjesëmarrësve ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.
Sipas informacioneve paraprake, qytetari është ndjerë papritur keq dhe ka rënë pa ndërhyrjen e askujt, duke pësuar përplasje gjatë rrëzimit.
Menjëherë pas ngjarjes, ndihma e parë iu dha nga një infermiere që ndodhej pranë vendit të incidentit, ndërsa më pas në zonë mbërriti ambulanca.
Protestuesi u transportua drejt spitalit për trajtim të specializuar. Sipas pamjeve nga vendngjarja, në momentin kur u fut në autoambulancë ai nuk shfaqej i vetëdijshëm.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa pritet më shumë informacion nga mjekët dhe autoritetet për gjendjen e tij.
