Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një pamje të re nga kryeqyteti, duke prezantuar autobusin turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët e Tiranës.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë autobus turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë🫶”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij në “Facebook”.
Autobusi, i cili ndjek një itinerar turistik përmes qendrës dhe zonave historike të Tiranës, u ofron vizitorëve mundësinë të njohin më afër historinë dhe zhvillimin e qytetit nëpërmjet një udhëtimi panoramik.
