Një 16-vjeçar ka qenë pranë mbytjes në zonën e njohur si Vaska e Marinës, por është shpëtuar në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, i mituri kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës dhe, për shkak të problemeve shëndetësore, e kishte të pamundur të notonte, duke u gjendur në rrezik serioz për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet policore janë nisur menjëherë me mjet lundrues drejt vendngjarjes, ku kanë bërë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga uji. Efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë në vend dhe më pas e kanë transportuar drejt bregut.

Më pas, i riu është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.