Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.
Shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në oborrin e banesës së saj, duke ndërruar jetë në vend.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.