Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00. Sipas të dhënave paraprake, personi ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
