Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku bashkëpronari i një hoteli ka rënë nga tarraca e kësaj të fundit dhe është dërguar në gjendje kritike në spital, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet se Krenar Stroka, 60 vjeç, gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra.
Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar në gjendje mjaft kritike për jetën 60-vjeçari, i cili nuk mbijetoi.
