Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i PS, Edi Rama foli edhe për krijimin e radarit dixhital, për të cilin tha se do të shërbejë për të detektuar sinjalet e botës dixhitale.
“Po ndërtojmë edhe një radar dixhital që do të jetë radari për të detektuar sinjalet e botës dixhitale, dallon sinjalin ashtu sikundër krijon kapacitet për të parë si janë dinamikat në territore të ndryshme por gjykon njeriu në fund.
Radari nuk merret me njerëzit, ndjek dinamika, ndjek lëvizjen e cështjeve në sferën e interesit publik. S’mund të jemi një elefant që e marrin për hunde të gjithë, lloj lloj gjobaxhinjsh, kriminelësh që fshihen pas portalesh, vënë gjoba mbi biznesin, mbi ju, se mua nuk ka shans të më vë gjobë askush.
Por mbi ju në formë presionesh, ndaj duhet të kemi zotërim në këtë botë, për të ndarë qytetarin dhe shqetësimin nga gjoba, nga lajmi i rremë nga qumështi që kthen në shterpë vajzat që e pijnë, nga buka që kush e ha lind fëmijë me sy të bardhë, apo ilaci që kush e pi kthehet nga mashkull në femër, nuk mund të jemi pre e kësaj histerie” u shpreh Rama.
