Trafiku i rënduar ka bllokuar sot autostradën Tiranë–Elbasan, e cila vijon të jetë e bllokuar prej disa orësh.

Trafiku ka krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash, teksa një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit. Raportohet se Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Aktualisht, trafiku vijon të mbetet i pandryshuar.

Shkak i trafikut është edhe fluksi i lartë i qytetarëve që zgjedhin t’i kalojnë festat e fundvitit në zonëe juglindjes.