Shënjestra e dyshuar e atentatit në Shkodër, Erogen Vaso, ka dhënë sot sërish dëshminë e tij para hetuesve. Nga spitali i Traumës në Tiranë, ku ndodhet i shtruar, Vaso ka pranuar se ka lidhje shoqërore me disa anëtarë të fisit Bajri, por ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në ngjarje kriminale.
“Me pjesëtarët e fisit Bajri kam miqësi, nuk e mohoj këtë, por nuk jam i përfshirë në asnjë ngjarje kriminale. Ragip Gilën nuk e njoh dhe nuk kam asnjë konflikt me të”, – është shprehur ai.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë Bashkisë së Shkodrës, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviç po konsumonin kafe në një lokal. Në atë moment, Ragip Gila hapi zjarr me breshëri plumbash drejt tyre.
Shënjestra e sulmit dyshohet të ketë qenë Erogen Brajoviç. Nga të shtënat mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç, truprojë e Brajoviçit, i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra.
Të plagosur mbetën vetë Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba dhe ndodhet në spitalin e Traumës, si dhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, kamarierja e lokalit ku ndodhi atentati.