Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas sulmit me raketa balistike të ndërmarrë nga Iran ndaj Turqi, duke e dënuar ashpër këtë veprim dhe duke e cilësuar atë si një kërcënim serioz për sigurinë rajonale.
Në një deklaratë publike, Rama theksoi se fakti që ky është sulmi i dytë i tillë brenda pak ditësh është thellësisht alarmues dhe sipas tij tregon natyrën agresive dhe destabilizuese të veprimeve të regjimit iranian.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se Turqia mbetet një vend vëllazëror për Shqipërinë, si dhe një partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm në kuadër të NATO.
Ai paralajmëroi se përpjekjet e Iranit për të përhapur tensione dhe paqëndrueshmëri në rajon përmes sulmeve ndaj fqinjëve janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund të çojnë në një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Reagimi i Ramës:
Shqipëria dënon me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht alarmues dhe nënvizon më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve. Turqia është një vend vëllazëror, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i vlefshëm i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të projektuar tensione dhe paqëndrueshmëri duke vazhduar sulmet kundër fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Shqipëria përshëndet reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtjen e territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në ruajtjen e sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë
