Gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej disa muajsh, “konsumon raki” gjatë qëndrimit në qeli.

Çollaku tha se Partia Socialiste po shqyrton një proces për të çuar Bashkinë e Tiranës drejt zgjedhjeve të pjesshme, duke e shkarkuar Veliajn përmes votës së këshilltarëve të majtë, me argumentin ligjor të mungesës tremujore në detyrë.

Sipas tij, megjithatë, zgjedhjet nuk pritet të zhvillohen, pasi “Rama dhe Veliaj duhet të zgjidhin me paqe përplasjet mes tyre”. Ai shtoi se Veliaj “ka dërguar mesazhe nga burgu” dhe përmendi “presion” të ndërsjellë, ndërsa aludoi edhe për “sekrete që mund të dalin” gjatë qëndrimit në paraburgim.

Asnjë nga palët e përmendura nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve.