Shkodra vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me Kalanë e Rozafës që këtë verë ka regjistruar një tjetër rekord.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se “vetëm gjatë muajit gusht, 27 mijë e 143 vizitorë kanë ngjitur kalldrëmet e kalasë për të zbuluar historinë, legjendën dhe panoramën e saj, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Këto shifra dëshmojnë interesin gjithnjë e më të madh për trashëgiminë tonë historike dhe kulturore.

E vendosur mbi kodrën që dominon qytetin e Shkodrës, Kalaja e Rozafës mbetet një prej monumenteve më të vizituara të vendit, e lidhur ngushtë me historinë, legjendën dhe identitetin kulturor të qytetit.

Rritja e vizitorëve gjatë sezonit veror konfirmon gjithashtu interesin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj për destinacionet historike dhe kulturore të Shqipërisë. A.K.