Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një batutë për sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Bashlla. teksa i ftoi të gjithë të bëheshin pjesë e PS-së, Rama tha se as ai vetë nuk e kishte menduar kurrë që do të ishte anëtarë i një partie, njëjtë edhe për ministren Evis Kushi, por jo për Taulant Ballën.


“Taulanti ka dashur që të bëhet anëtarë partie që i vogël”, tha Rama. Kryesocialisti ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.


Platforma “Deputetët që Duam” nuk është një tallje apo lojë, tha kryeministri Edi Rama, siç sipas tij po bën PD-ja me kandidatët për deputet. Për Ramën, ai proces i votimit është një fyerje e inteligjencës së njerëzve.


“Nuk është lojë, siç e bëri PD, sikur të vësh këshilltarët që t’i këshillojnë për t’i treguar rrugën drejt humnerës nuk e bëjnë dot aq shpejt një parti për të shkuar drejt humnerës. Anëtarësia shkon dhe zgjedh atë që nuk do. Kjo është mungesë, kurajo, ndershmërie, ky është truk. Kjo është për t’u thënë që ju vleni, por jo që të zgjidhni ata që doni, por ata që nuk doni. Kjo është një fyerje e inteligjencës me mesatare, që shpresoj ta kenë  kuptuar. Nuk është tallje, shaka, votim për t’u kacafytur me vota anonime, apo një votim për të hequr ato që nuk do, por është një ftesë e hapur dhe në momentin kur kandidatët do të jenë në një masë të caktuar, në mënyrë transparente do bëjmë një proces gare për të nxjerr në pah vlerat”, tha Rama./Gazeta Shqip