Në mbledhjen e sotme me kryebashkiakët, ku diskutoheshin planet për paketën e maleve, kryeministri Edi Rama u shfaq i pakënaqur për vonesat në dorëzimin e hartave, të cilat duhej të ishin dorëzuar brenda pesë muajve. Batutat me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun, nuk munguan, pasi Rama e kritikoi Topçiun, njëherësh kryebashkiakun më jetëgjatë në Shqipëri, për mangësitë në realizimin e këtij projekti.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se ishte një shqetësim i madh për vonesën dhe kërkoi që të gjitha bashkitë të përmbushin angazhimet e tyre për paketën e maleve, që është një prioritet për zhvillimin e zonave rurale.
Biseda e plotë:
Rama: O Gëzim po ti si më zhgënjeve sot. Ti je legjenda e pushteti vendor sa mandate ke 7 apo 8.
Topçiu: Në fakt dhe ne kemi punuar që aplikimet janë bërë. Jemi duke përpiluar hartën. Nuk është për tu justifikuar por do ta bëjmë.