Pas përfundimit të numërimit të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shpalli fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë një konferencë për shtyp, Kurti u pyet nga gazetarët lidhur me komentet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili sipas gazetarit, ka bërë përpjekje për të penguar votën e qytetarëve të Kosovës për Kurtin.

Në përgjigjen e tij, Kurti theksoi se nuk ishte në dijeni për akuzat që pretendon gazetari dhe e quajti këtë një çështje të paqartë. Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me Shqipërinë ka qenë dhe mbetet gjithnjë më i fortë, dhe do të vijojë si prioritet, pa marrë parasysh se cila do të jetë qeveria në Shqipëri.

“Ne bashkëpunojmë me republikën e Shqipërisë me cilëndo qeveri që është. kemi 58 marrëveshje të reja me zotin Rama dhe niveli i tyre është më i madh, nuk jam në dijeni të akuzave që thatë ju por në të njëjtën kohë jemi të interesuar që afrimi dhe bashkëpunimi me Shqipërinë të rritet më shumë tashi kemi dhe abetaren e unifikuar nga viti 2021 e këtej kemi kurrikulën e mësimit shqip pë bashkëatdhetarët nëpër botë e kemi shndërruar Shqipërinë në partnerin kryesor të republikës së Kosovës sa i përket rajonit. Ksaj ja shtoj edhe albeksin Albania PowerExchange, besoj që kemi shumë arsye të vazhdojm bashkëpunimin pa harruar ata 200 mijë qytetarë të zonës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për ato akuza që hodhët ju s’ja vlen”, u shpreh Kurti.