I ftuar sonte në ‘Top Story’ nga Grida Duma, gazetari Alban Dudushi komentoi ndryshimet e papritura që kryeministri Rama bëri mbrëmjen e sotme.

Sipas Dudushit ndryshimet në qeveri nga Edi Rama janë ndryshime të arsyeshme që ruajnë ekuilibrat edhe brenda grupit par4lamentar edhe brenda Partisë Socialiste. Se fundmi ai theksoi se riformatimi është logjik sepse sipas tij një qeveri që nuk bie, nuk bën dot lëvizje tjetër veçse të riformohet.

“E vërteta është që ishte një lëvizje e pritshme dhe Rama deshi të tregojë që njerëzit e mi i heq kur të dua unë. Nga ana tjetër, nxori Ballukun nga qeveria që po i bëhej peshë qeverisë. Është riformatim qeverie që ruan ekuilibrat që janë dhe brenda grupit parlamentar dhe brenda Partisë Socialiste. Koçiu ka qenë afër Ramës që në kohën e bashkisë, ndaj nuk e shoh sit ë afërt me Ballukun. Një qeveri që nuk bie dot, destilimi i saj i vetëm është të riformatohet”, u shpreh Dudushi.

Top Channel