Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vijojnë takimin në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa protesta e zhvilluar jashtë godinës është shpërndarë.

Protestuesit janë larguar në grupe nga zona përreth Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë kanë vijuar të qëndrojnë në terren, duke mbajtur nën kontroll perimetrin dhe duke monitoruar situatën.

Pavarësisht shpërndarjes së protestuesve, prania e policisë mbetet e shtuar pranë godinës së Kryeministrisë.

Protesta u zhvillua në kohën kur Ursula von der Leyen ndodhej në Tiranë për takimin me kryeministrin Rama, ndërsa brenda godinës vijojnë diskutimet mes dy zyrtarëve.